Udhėzime tė rėndėsishme pėr qytetarė

 
 
PROCEDURA E PAJISJES ME LETËRNJOFTIM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 
• Procedura e aplikimit për letërnjoftim
• Procedura e aplikimit për letërnjoftim të humbur
• Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim
• Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim
• Procedura e ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës
 
 
Për procedurën e aplikimit për letërnjoftim kërkohen këto dokumente:
 
• Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
• Certifikata e vendbanimit.
• Certifikata e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
 
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
 
 
Procedura e aplikimit për letërnjoftim të humbur kërkohen këto dokumente:
 
• Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston.
• Raporti i Policisë për humbje të letërnjoftimit i cili duhet të jetë jo më i vjetër se tre muaj
• Dy fotografi jo më të vjetra se tre muaj.
• Flet pagesën prej 10 euro.
 
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
 
 
Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente:
 
Letërnjoftimi.
• Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
• Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
• Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
• Flet pagesën prej 10 euro.
 
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
 
 
Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente:
 
• Letërnjoftimi.
• Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
• Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
• Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
• Fotografimi në qendrën për regjistrim.
Flet pagesën prej 10 euro.
 
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
 
 
Procedura e ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës kërkohen këto dokumente:
 
Letërnjoftimi i UNMIK-ut.
• Certifikata e lindjes ose shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
• Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
 
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje.
 
 
PROCEDURA E PAJISJES ME PASAPORTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 
 
PROCEDURA E APLIKIMIT PËR PASAPORTË PËR PERSONAT NËN MOSHËN 16 VJEÇARE
 
 
Fëmija duhet të jetë prezent në QKRC i shoqëruar nga të dy prindërit. Në   QKRC duhet të prezantohen dokumentet si vijon:
 
- Certifikatën e lindjes;
- Certifikatën e shtetësisë;
- Dëshmia për identitetin e prindërve (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent-shofer);
- Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër;
- Vendimi i Gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës nëse prindërit janë të ndarë;
- Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori);
- Autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, përkatësisht organi kompetent në Kosovë nëse njëri prind mungon;
- Certifikata e vendbanimit;
- Dëshmia e pagesës prej 20 € nëse fëmija është mbi moshën 3 vjeçare;
- Dëshmia e pagesës prej 15 € nëse fëmija është nën moshën 3 vjeçare.
 
 
PROCEDURA E APLIKIMIT PËR PASAPORTË PËR PERSONAT MBI MOSHËN 16 VJEÇARE
 
Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në QKRC dhe duhet të prezantoj dokumentet si vijon:
 
- Letërnjoftimin;
- Certifikatën e lindjes, nëse nuk e ka kaluar procesin e verifikimit;
- Certifikatën e vendbanimit nëse nuk e ka kaluar procesin e verifikimit;
- Certifikatën që nuk është nën hetime të lëshuar nga gjykata kompetente;
- Dëshmia e pagesës prej 25 € (nëse personi është mbi moshën 18 vjeçare);
- Dëshmia e pagesës prej 20 € (nëse personi është nën moshën 18 vjeçare).
 
 
PROCEDURA E APLIKIMIT PËR PASAPORTË TË HUMBUR (DËMTUAR)
 
Aplikuesi duhet të jetë pranishëm personalisht në QKRC dhe duhet t’i prezantojë dokumentet si vijon:
 
- Letërnjoftimin;
- Pasaportën e dëmtuar;
- Certifikatën e lindjes (nëse nuk e keni kaluar procesin e verifikimit);
- Raportin e policisë (origjinali), i cili duhet të jetë më i ri se 3 muaj (në rastin e pasaportës së humbur);
- Certifikatën e vendbanimit (nëse nuk e keni kaluar procesin e verifikimit);
- Dëshmia e pagesës prej 25 € (mbi moshën 18 vjeçare);
- Dëshmia e pagesës prej 20 € (mbi moshën 3 vjeçare);
- Dëshmia e pagesës prej 15 € (nën moshën 3 vjeçare).
 
 
PROCEDURA E APLIKIMIT PËR NDËRRIMIN E TË DHËNAVE NË PASAPORTË
 
 
Aplikuesi duhet të jetë pranishëm personalisht në QKRC dhe duhet t’i prezantojë dokumentet si vijon:
 
 
- Letërnjoftimin;
- Pasaportën;
- Certifikatën e lindjes (nëse nuk e keni kaluar procesin e verifikimit);
- Aktvendimin për ndërrimin e të dhënave;
- Certifikatën e vendbanimit apo çfarëdo dëshmie tjetër në rast të ndërrimit të adresës;
- Dëshmia e pagesës prej 25 € (mbi moshën 18 vjeçare);
- Dëshmia e pagesës prej 20 € (mbi moshën 3 vjeçare);
- Dëshmia e pagesës prej 15 € (nën moshën 3 vjeçare).
 
 
PROCEDURA E APLIKIMIT PËR RIPËRTËRITJEN E TË DHËNAVE NË PASAPORTË
 
 
Aplikuesi duhet të jetë pranishëm personalisht në QKRC dhe duhet t’i prezantojë dokumentet si vijon:
 
 
- Letërnjoftimin;
- Pasaportën;
- Certifikatën e lindjes (nëse nuk e keni kaluar procesin e verifikimit);
- Certifikatën e vendbanimit (nëse nuk e keni kaluar procesin e verifikimit);
- Dëshmia e pagesës prej 25 € (mbi moshën 18 vjeçare);
- Dëshmia e pagesës prej 20 € (mbi moshën 3 vjeçare);
- Dëshmia e pagesës prej 15 € (nën moshën 3 vjeçare).
 
 
PROCEDURA PËR PAJISJE ME PATENTË SHOFER
 
 
Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen me Patentë shofer të Republikës së Kosovës për herë të parë dhe shtim të kategorive.
 
Sipas udhëzimit administrativ Nr. 23/2008-MPB
 
Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive bëhet në njësitë rajonale të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT). Në këto raste kërkohen këto dokumente:
 
• Certifikata mbi dhënien e provimit,
• Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,
• Certifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj atij personi,
• Kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive,
• Fletëpagesa me shumë prej 20 euro,
• Dëshmi në rastin e ndërrimit te të dhënave personale,
• Certifikatën Shëndetësore.
 
 
Kriteri i moshës për pajisje me patentë shofer për herë të parë
 
• T'i ketë mbushur 14 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë M;
• T'i ketë mbushur 16 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe T;
• T'i ketë mbushur 14 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë M;
• T'i ketë mbushur 18 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, B1, B dhe C;
• T'i ketë mbushur 19 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë B+E, C dhe C1+E;
• T'i ketë mbushur 20 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë C+E;
• T'i ketë mbushur 21 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, D1, D1+E, D dhe D+E;
 
Të dhënat në patentë shofer duhet të jenë të njëjta si në letërnjoftim:
 
• Mbiemri
Emri
• Data dhe Vendi i lindjes
• Numri personal
• Fotografia
 
Nëse këto të dhëna nuk përputhen me ato të letërnjoftimit, qytetari është i obliguar të ndërrojë patentë shoferin në pajtim me të dhënat e letërnjoftimit
 
 
Për pajisje me patentë shofer të republikës së Kosovës nevojiten këto dokumente: për ndërrim, korrigjim, të humbur si dhe vazhdim
 
Sipas udhëzimit administrativ Nr. 22/2008-MPB
 
Për ndërrimin e patentë shoferit të UNMIK-ut me patentë shoferë të republikës se Kosovës.
 
• Kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut.
• Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen pasaportës se Republikës se Kosovës me afat vlefshmërie.
• Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale ( A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E. D. DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE).
• Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje qe nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit. (Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut).
• Raporti policor i cili nuk mund të jetë me i vjetër 6 muaj.(Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut ).
• Fletëpagesa prej 15 Euro.
 
 
Për ndërrimin e patentë shoferit të ish RFJ-së- brenda Kosovës me patentë shofer të republikës se Kosovës.
 
• Kopjen e vërtetuar të patentë shoferit të ish RFJ –së.
• Kopjen e letërnjoftimit ose kopjen e pasaportës se Republikës se Kosovës me afat vlefshmërie.
• Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. (A1. A. C1. C1E. C. CE. D1. D1E . D. DE). Ndërsa për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare edhe për kategorinë (B,BE).
• Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin komunal për patentë shoferin e ish RFJ e nënshkruar dhe vërtetuar nga Zyrtari i ZSHPSH-së.
• Fletëpagesa prej 15 euro.
 
 
Për përmirësimin e gabimeve në patentë shoferë të republikës së Kosovës.
• Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.
• Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës me gabime.
• Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.
• Fletëpagesa prej 15 euro.
 
(Korrigjimin e patentë shoferit mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale, ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim).
 
 
Për pajisje me patentë shoferë të republikës së Kosovës pas humbjes vjedhjes ose dëmtimit.
 
• Certifikata nga Gjykata Komunale për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit që e ka të humbur Patentë Shoferin.
• Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj.
• Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.
• Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës në raste dëmtimi.
• Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.
• Fletëpagesa prej 15 euro.
 
 
Për vazhdimin e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.
 
• Kërkesa e cila plotësohet në Zyrën e Shpërndarjes së Patentë shoferëve.
• Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.
• Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose të pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.
• Certifikata shëndetësore për kategoritë profesionale. ( A1. A. C1. C. CE. D1. D. DE), si dhe për të gjithë kandidatët më të vjetër se 65 vite edhe për kategorinë B,BE.
• Certifikata nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj qytetarit. (Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka humbur patentë shoferin e Republikës së Kosovës tre muaj para skadimit të vlefshmërisë së Patentë Shoferit ).
• Raporti policor i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj. (Ky dokument kërkohet në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut).
• Fletëpagesa prej 15 euro.