U MBAJT DISKUTIMI PUBLIK PĖR SIGUINĖ NĖ BASHKĖSI

 

Shtime, 26 shkurt 2013- Në objektin e Komunës së Shtimes, sot përfaqësues të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të shoqërisë civile, drejtorë të shkollave, institucioneve komunale etj, përfaqësues të komuniteteve, diskutuan për sigurinë në bashkësi. Në këtë takim pjesëmarrësit përmenden se siguria e përgjithshme në komunën e Shtimes është e mirë, ndërsa në kuptimin e sigurisë njerëzore u përmenden disa çështje që në mënyrë indirekte rrezikojnë jetën e qytetarit siç janë: siguria në komunikacion, mungesa e aparateve të zjarrit në shkolla dhe institucione tjera, vetëdijesimin e të rinjve për dukuritë negative, rrjeti elektrik i vjetër, qentë endacakë etj.
Komuna e Shtimes, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në bashkëpunim me OJQ-të Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Saferworld kanë implementuar planin për diskutime konsultuese me qytetarë për sigurinë në bashkësi ku në kuadër të këtij plani është paraparë që të mbahet edhe një diskutim publik, ndërsa nga këto konsultime KKSB-ja do të hartojë edhe Planin e Veprimit për vitin 2013 dhe projektet me prioritet për sigurinë në bashkësi në komunën e Shtimes.
 


Data: 26.02.2013