U pėrkujtuan Dėshmorėt e komunės

 

foto 26 krrik_2.jpg

Dita e Dėshmorėve tė komunės sė Shtimes, 26 Korriku, ėshtė shėnuar me homazhe dhe vendosje tė kurorave nė Varrezat e Dėshmorėve, nė Legjendas( Mollopolc), Reēak, Shtime, Belinc, Carralevė, Zotaj ( Vojnovc ), Godanc, Kleēkė dhe Polac.Nė homazhe, bashkė me familjarėt e Dėshmorėve, kanė marrė pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha institucioneve publike tė komunės, pėrfaqėsuesit e Zonave tė TMK-sė, tė SHPK-sė, personalitete tė jetės  shoqėrore e politike tė nivelit lokal dhe qendror dhe qytetarė tė shumtė.Pas homazheve dhe vendosjes sė kurorave, nė ora 18:00, nė sallėn e shkollės sė mesme “ Naim Frashėri “, nė Shtime, ėshtė mbajtura Ora Pėrkujtimore, kushtuar Dėshmorėve.Nė kėtė Orė Pėrkujtomore, kanė folur kryetari i Kuvendit Komunal tė Shtimes, z. Fatmir Rashiti, gjeneralmajor Shukri Buja, z. Fatmir Limaj dhe Ministri i Drejtėsisė, z. Jonuz Salihu.Kryetari, z. Fatmir Rashiti, para tė pranishmėve, tha: Kam nderin qė nė emėr tė qytetarėve tė komunės dhe tė institucioneve tė saj tė pėrshėndes familjet e dėshmorėve e tė martirėve, invalidėt  veteranėt , ish ushtarėt e UĒK-ės, eprorėt e TMK-sė dhe gjithė pjesėmarrėsit e kėsaj Ore Pėrkujtimore. Gjithashtu pėrshėndes, tė gjithė ata qė na janė bashkuar sot, pėr tė vizituar  Varrezat e Dėshmorėve dhe Martirėve dhe pėr tė nderuar familjet dhe tė afėrmit e tyre. Ne u bėmė nderin atyre nė vendet ku prehen nė qetėsi: nė Legjendas, nė Petrovė, nė Reēak, nė Shtime, Zotaj, Godanc, Belinc, Carralevė, Kleēkė e Polac. Nderimi dhe vizitat, si kjo e sotmja si dhe prania nė kėtė orė pėrkujtimore, pėr tė gjithė, duhet tė jetė mesazh i qartė, mesazh i bashkimit pėr tė quar mė tej porositė e Dėshmorėve qė na lanė si amanet tė fundit. Sot po kujtojmė Dėshmorėt e Luftės sė Lavdishme tė UĒK-sė-Dėshmorėt e komunės sonė pėr tė cilėt kemi ende obligime tė shumta. 26 Korriku tani ėshtė datė e rėndėsisė sė vaēantė pėr komunėn, ėshtė njė datė e re historike sepse nė kėtė ditė, po kėshtu siē jemi tė bashkuar, do t’i kujtojmė dhe do t’i nderojmė pėrherė trimat tanė qė, pavarėsisht nga dita dhe vendi ku ranė, meritėn e kanė tė njėjtė, ashtu siē e kishin tė njėjtė edhe qėllimin.Ne sot vizituam vendet ku pushojnė ata duke qenė tė vetėdijshėm se nderimi dhe kujtimi pėr ta do tė jetė i pėrhershėm dhe do tė jetė pjesė e jetės sonė, tė dhimbshme , por edhe krenare.Familje tė nderuara tė Dėshmorėve, ju jeni dhe do tė mbeteni krenaria e kombit. Ju duhet tė jeni mė tė respektuarit e shoqėrisė sonė sepse liria qė kemi sot buron pikėrisht nga gjiri juaj nga gjaku i bijave dhe bijve tuaj. Kjo e vėrtetė nuk guxon tė harrohet, asnjėherė dhe nga askush.Sa herė kujtojmė Dėshmorėt, patjetėr duhet kujtuar dhe duhet nderuar bashkėluftėtarėt e tyre qė mbetėn me plagė e pa gjymtyrė tė trupit  si dhe gjithė ata qė me luftėn, guximin dhe qėndresėn, ndryshuan realitetin tonė tė hidhur shekullor.Natyrisht, nuk do tė harrojmė as ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare qė u bė pjesė e luftės sonė ēlirimtare.Jemi tė vetėdijshėm se duhet tė bėjmė mė tepėr dhe se ka mbetur akoma shumė pėr tė bėrė nga ato objektiva qė ia shtruam vetes. Por, njė gjė nga e cila nuk guxojmė tė shmangemi asnjėherė, ėshtė qė tė mos lejojmė kurrė qė lufta, vuajtjet dhe gjaku i derdhur i Dėshmorėve pėr kėtė tokė, tė mbesin nėn hije.Ngritja dhe forcimi i veprave dhe vlerave tė dėshmorėve ėshtė obligim i pėrditshėm sepse nė jetėn dhe veprėn e tyre, me idealin, qėndresėn dhe stoicizmin, nė shėrbim tė atdheut, Dėshmorėt hynė nė legjendė duke u shndėrruar nė fenikse tė krenarisė kombėtare. Dėshmorėt dhe tė gjithė ata qė ranė nė altarin e lirisė do tė qėndrojnė gjithherė tė fortė, si engjėj,  rojtarė tė kombit. Nė kujtesėn e brezave, heroizmi i dėshmorėve tė kombit do tė tingėllojė  zėshėm si porosi jetėsore se si duhet jetuar dhe se si duhet vdekur, duke mos pranuar robėrinė e pėrhershme. Dhe tani, pėrgjegjėsia ėshtė te ne, te secili, qė gėzon arritjet e fituara me gjakun e derdhur pėr liri. Vetėm duke respektuar gjakun e derdhur pėr liri, ne do tė jemi tė respektuar nga tė gjithė. Fundja, ky ėshtė obligim yni, ėshtė detyrė jona qė brezave tė ardhshme t’ju transmetojmė pavdekėsinė e trimave tė cilėt dhanė jetėn pėr liri, dhanė jetėn pėr kėtė tokė dhe me gjakun e tyre  shtuan  njė faqe tė re nė historinė e popullit shqiptar.I lavdishėm qoftė kujtimi i tyre!Lavdi Dėshmorėve tė Kombit!Gjeneralmajor Shukri Buja , pasi ka folur pėr rendėsinė dhe  sakrificėn e Dėshmorėve, veē tjerash ka kritikuar institucionet pėr moskujdesin e duhur ndaj familjeve tė dėshmorėve, invalidėve dhe veteranėve tė luftės sė UĒK-sė.Z. Fatmir Limaj, veē tjerash, ka potencuar rendėsinė e luftės sė UĒK-sė dhe ndikimin e saj nė proceset e pėrgjithshme tė  pasluftės qė kanė tė bėjnė me Kosovėn.Dėrkaq, ministri, z. Jonuz Salihu, ka folur nė emėr tė Qeverisės sė Kosovė, me ē’rast ka bėrė tė ditur se Qeveria ėshtė e pėrkushtuar tė gjejė zgjidhje institucionale pėr familjet e Dėshmorėve, tė Martirėve dhe tė Ivalidėve tė luftės sė UĒK-sė. Ai ka  potencuar se Qeveria do t’i japė prioritet fazės sė parė tė ndėrtimit tė Kompleksit Pėrkujtimor, nė Reēak.

Nė fund tė Orės Pėrkujtimore, kori i shkollės sė mesme tė muzikės “ Ēesk Zadeja” nga Ferizaji, ėshtė paraqitur me disa pika korale.  

 



Data: 27.07.2006